Ndodh dhe kjo! Grabitet shkolla në Lezhë, hajdutët nuk kursejnë as regjistrat

Personeli i shkollës 9-vjeçare “Gjovalin Gjadri” në Lezhë ka njoftuar Policinë në mëngjesin e sotëm se ishte konstatuar xhami i dritares së katit të dytë e thyer.

Uniformat blu theksojnë se nga hetimet e deritanishme, ka rezultuar se në ambientet e brendshme të shkollës nuk ka hyrë asnjë person si dhe nuk është vjedhur apo dëmtuar asnjë material i brendshëm i shkollës.

Ndërkohë më herët gjatë mëngjesit të sotmë, korrespondenti i Klan News  raportoi se bëhej fjalë për një grabitje.

Të Fundit