Ndjekës të emisionit Stop solidarizohen me para dhe tetraplegjikët,karroca dhe shuma monetare për ta

Ndjekës të emisionit “Stop”, nga vende të ndryshme kanë dhuruar karroca invalidësh për personat në nevojë.Ne kemi cuar karrocë në familjen Zeneli për djalin 26 vjec, i cili është paraplegjik. Po kështu i kemi cuar një karrocë Arben Dakolit në Durrës, pasi ka humbur njërën këmbë nga diabeti dhe ka statusin e të verbrit.Në Tiranë 51 vjecarja Leonora Doce ka mbetur invalide prej temperaturës së lartë që në vegjëli.Edhe në Dimal kemi ndihmuar një djalë të paralizuar, për të cilin duhej një karrocë specifike për shkak të problemeve, që ai ka me kurrizin.

Të Fundit