Ndizen dritat e pemës në sheshin “Skënderbej”, Tirana u jep mirëseardhjen festave

Tirana ndezi dritat e pemës këtë 5 dhjetor duke i dhënë mirëseardhjen festave të fundvitit. Siç është bërë traditë tashmë prej shumë vitesh, sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Për një muaj, në shesh do të ketë lojëra për fëmijë, shtëpi prej druri dhe një atmosferë të mrekullueshme festash, ku do mund të argëtohen fëmijët dhe jo vetëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar nisjen e këtij sezoni të vitit nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Përveç dritave të festave, uroj që të ndezim edhe dritat e shpirtit, e ti mbajmë ato ndezur. Është e rëndësishme që këto festa të kenë dashuri pa fund”,-tha kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që të ndihmojnë sa të munden njerëzit që nuk kanë nevojë për të festuar të gjithë së bashku.

Të Fundit