Një 26-vjeçar është arrestuar nga Policia e Maliqit, pasi akuzohet se ka ndezur zjarr me qëllim hapjen e kullotave, duke shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre.
Në njoftimin e Policisë thuhet se, nga hetimet dyshohet se shtetasi G.A., 26 vjeç, banues në fshatin Pirg, më datë 30.07.2025, rreth orës 15:00, ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Arat e Sulës”, mbi fshatin Leminot. Përhapja e flakëve, e favorizuar edhe nga era, ka shkaktuar djegien e një sipërfaqeje toke me bimësi dhe shkurre.
Materialet procedurale janë kaluar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon tek të gjithë qytetarët që në asnjë rast të mos ndezin zjarre, pasi këto veprime janë të dënueshme me ligj.