Në Vlorë, qytetarja Merjeme Shabani ka denoncuar ndërtuesin Arben Veliko, pronar i firmës Agri Shpk, pasi kishte paguar rreth 17 milionë lekë të vjetra, si kapar, për blerjen e një apartamenti 66 m² me çmim 450 euro/m². Më vonë rezultoi, se apartamenti ishte shitur dy herë.Çështja përfundoi në gjykatë dhe në korrik 2016 u vendos, që ndërtuesi t’i kthejë shumën e paguar qytetares. Megjithatë, zonja Shabani ende nuk i ka marrë paratë.Sipas përmbaruesit Krenar Kapllani, edhe pse vendimi mund të ekzekutohet, pasuritë e ndërtuesit janë të gjitha të bllokuara nga përmbarues të tjerë, për shkak të detyrimeve, që ai ka ndaj qytetarëve të tjerë. Ndërkohë, vetë ndërtuesi Arben Veliko deklaron, se çështja është mbyllur me gjykatë dhe se qytetarja mund t’i marrë paratë përmes procedurave ligjore.




