Këtë të martë është arrestuar një 50-vjeçar pasi ndërtoi pa leje një kapanon, në lagjen “10 Korriku”, në Shkodër për qëllime fitimi.
Sipas raportimeve, në pranga ka rënë shtetasin A. H., 50 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, kryer për qëllime fitimi.
“Ky shtetas kishte ndërtuar pa leje, një kapanon me konstruksion metalik, në pronën e tij në lagjen “10 Korriku”, me qëllim për ta përdorur për biznes”, thuhet në njoftimi e policisë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



