Hekurudha Tiranë – Durrës –Rinas ka hyrë në një fazë të re. Puna tashmë është fokusuar tek ndërtimi i stacioneve hekurudhore, të cilat do të jenë të elekritfikuara.
8 janë kantieret ku po ndërtohen stacionet, për të vijuar më pas edhe më segmentin në Rinas.
“Është PTT-ja në Tiranë, Kashar, Vorë, Sukth dhe në Durrës. Durrësi do të jetë një rikonstruksion i godinës egzistuese”, tha kreu i hekurudhave Ergys Verdho.
Gjatë inspektimit të punimeve, Minsitrja e Infrastrukturës tha se stacioni hekurudhorë në Tiranë do të jetë një vepër arti.
Ndërkohë puna do të nisë vitin e ardhshëm për hekurudhën që do të lidhet me aeroportin ndërkombëtarë të Vlorës.
“Nga viti i ardhëm Hekurudha Shqiptare do të mbajë një peshë edhe më të madhe të ndërtimit të projekteve, pra nuk do të bazohemi vetem tek fondet e BERZH apo Komisionit Europian. Vitin që vjen do të nisë puna për hekurudhën e kombit, ajo që do të lidhë dy vëndet Kosovën dhe Shqipërinë. Ndërkohë që do nisim punimet edhe për hekurudhën që do të lidhet me Aeroportin Ndërkombëtarë të Vlorës”, tha ministrja Belinda Balluku.
Hekurudha Tiranë –Durrës-Rinas do të jetë vepra e parë e këtij lloji, që pritet ti japë një shfryrje trafikut në segmentin mes dy qyteteve. Parashikohet që kjo linjë të jetë në funksion nga viti 2027.