Jemi me një zonjë, e cila në vitin 2009 deri në gusht 2020 ka punuar si teknologe në një fabrikë uji. Pas 4 vitesh, kur e dinte që i kishte mbyllur marrëdhëniet me këtë fabrikë, zonjës i vijnë njoftime nga tatimet, që duhet të paguajë tatim, pasi rezulton, që është në dy punë, njëra prej të cilave fabrika e ujit në fjalë.Me kamera të fshehtë denoncuesja shkon në fabrikën e ujit, ku pasi prezantohet, të gjithë e njohin si teknologen e ndërmarrjes.Administratori i fabrikës bën sikur nuk ka dijeni për problemin e saj dhe premton ta zgjidhë. Por ai nuk bëhet më i gjallë.Që një fabrikë uji, të punojë, duhet të ketë licensën e tipit b, që e detyron të ketë edhe nje teknolog. Ne u drejtuam në AKU dhe drejtori i menaxhimit të rriskut, Martin Jorgaqi, na thotë, që emri i zonjës rezulton si teknologe, që nga viti 2019.Prej 4 vjetësh kjo kompani gënjen ish-punonjësen dhe mashtron shtetin. Sipas avokatit, Klaudi Zholi, kompania ka kryer vepër penale, ndaj dëmshpërblimi ndaj palës së dëmtuar, nuk është i mjaftueshëm.
- +355 67 220 8888
- [email protected]