Ndërron jetë vajza e Mitrush Kutelit, Atalanta Pasko

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare e bija e Mitrush Kuteli, Atalanta Pasko. Mësohet se ajo vuante nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa me profesion ishte prej vitesh regjisore montazhi në “Kinostudio”.

Atalanta Pasko lindi me 23 prill 1951 në Tirane, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Në vitin 1970, Pasko filloi punë në Kinostudio “Shqipëria e Re” në sektorin e montazhit.
Pas një specializimi të shkurtër, Pasko montoi filmat e parë dokumentare “Dhuruesit e jetës” dhe “Higjiene” të dy me regji teë Mit`hat Fagut.

Paralelisht me punën Pasko vijoi studimet me korespondencë për Gjuhë-Letërsi duke pervetesuar gjuhen frënge dhe italiane. Filmi i pare artistik i saj si regjisore montazhi ishte ai “Ne fillim te verës” (1975), i cili fitoi Çmimin e pare në Festivalin e parë të Filmit Shqiptar.

Me pas ajo kreu montazhin e mbi 20 filmave artistike qe dallohen për një montim funksional dhe cilësi të larte: “Gjeneral gramafoni” (1978); “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978); “Radiostacioni” (1979); “Apasionata” (1983) per te cilen u nderua me çmim per komponentet ne Festivalin e 6-shte te Filmit Artistik Shqiptar ne tetor 1985; “Fushe e blertë, fushe e kuqe (1984); “Treni niset ne shtate pa pese” (1989); “Shpella e pirateve” (1991) etj.

Të Fundit