Tiranë
Ish-boksieri Skënder Kurti është viktima e 21-të në Shqipëri nga koronavirusi COVID-19.
61-vjeçari pësoi vdekje klinike në 23 mars, dhe u raportua si viktima e pestë e koronavirusit në Shqipëri, por më pas duket se stafi mjekësor bëri mrekulli duk e mbajtur gjallë.
Ai prej disa ditësh qëndroi në terapi intensive. Kurti nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin vdekjeprurrës dhe ka ndërruar jetë sot më 5 prill.
Skënder Kurti, ish-sboksier i dalluar që në rini ka punuar si trajner boksi për rreth 30 vite. Kurti është trajneri i parë i kombëtares shqiptare të boksit dhe Tiranës.