Leonid Radvinsky, një sipërmarrës i lindur në Ukrainë dhe pronar i platformës së krijuesve të pornografisë OnlyFans, ndërroi jetë në moshën 43 vjeç pas një beteje të gjatë me kancerin, njoftoi një zëdhënës i kompanisë të hënën.
Radvinsky e bleu OnlyFans në vitin 2018, duke e transformuar shërbimin e abonimit për fansat që duhet të paguajnë për përmbajtje ekskluzive nga krijuesit, e cila, sipas Forbes, i sillte atij 1.9 milion dollarë në ditë në vitin 2024.
Pasuria e tij u rrit ndjeshëm me popullaritetin në rritje të OnlyFans, e cila u fuqizua edhe gjatë pandemisë Covid-19. Forbes e quajti Radvinsky miliarder në vitin 2021, dhe pasuria e tij neto arriti 4.7 miliardë dollarë në kohën e vdekjes, duke e renditur atë si personin e 869 më të pasur në botë dhe i 181-ti në Forbes 400 të njerëzve më të pasur në Amerikë, të vitit 2025.
Radvinsky ishte i njohur për fshehtësinë dhe shmangte intervistat, por karriera e tij përfshinte edhe periudha të hershme të dyshimta, ku krijoi faqe interneti që pretendonin se i drejtonin përdoruesit drejt përmbajtjeve të paligjshme, për të cilat Forbes nuk gjeti prova reale. Ai përfitonte nga çdo klikim në faqet e tij.
Radvinsky ishte gjithashtu në bisedime për të shitur OnlyFans në një marrëveshje që do ta vlerësonte kompaninë në 8 miliardë dollarë. Deri në fillim të vitit 2025, ai i pagoi vetes 1.8 miliardë dollarë dividentë, ndërsa OnlyFans gjeneroi 1.4 miliardë dollarë të ardhura në vitin 2024, me përdoruesit që shpenzuan 7.2 miliardë dollarë në platformë.
Zëdhënësi i kompanisë deklaroi se Radvinsky vdiq “paqësisht pas një beteje të gjatë me kancerin” dhe la pas një trashëgimi të pasurive dhe ndikimit të madh në industrinë e përmbajtjes online.



