Gjykata Kushtetuese ka ndërprerë seancën ku po shqyrtohet kërkesa për shkarkimin e Presidentit Meta. Është vendosur që seanca të shtyhet për ditën e enjte.
Kërkesa për shtyrjen e seancës është bërë nga përfaqësuesi ligjor i Presidencës, Blerdar Dervishaj, i cili kërkoi që kreu i shtetit të njihet me përgjigjet e ardhura nga kuvendi i Shqipërisë.
“Kemi një kërkesë. Dëgjuam me vëmëndje përgjigjet e Kuvëndit të Shqiëprisë për të gjitha pyetjet e gjykatës. Konstatojmë në fakt se çësthja e legjitimit të përfaqësueit të parlamentit është shumë e rëndësishme. Shumë përgjigje të përfaqësuesve bënë përgjigje edhe kontradiktore se sa 104 deputet. Pata mundësin të konstultohem me presidentit për këtë detaj. Me mënyrën si po ecte seanca jo për përgjigjet. Nga konsulta me presidentit ai kërkon të njihet me përgjigjet e kuvendit.
Jemi gati edhe nesër, por së pari të njihet presidenti me këto përgjigje. Kërkojmë të shtyhet seanca qoftë edhe për nesër. Ti çojmë presidentit përgjigjet”, tha Dervishaj.