Pas rikthimit të rrjeteve sociale më të përdorura Facebook, Instagram dhe WhatsApp, Mark Zuckerberg ka reaguar duke u kërkuar falje të gjithë përdoruesve.
Nëpërmjet një postimi në llogarinë zyrtare të tij në Facebook, Zuckerberg ka njoftuar rikthimin e rrjeteve sociale dhe ka treguar edhe njëherë se sa shumë mbështeten njerëzit në to dhe sa të rëndësishme janë.
“Facebook, Instagram, WhatsApp dhe Messenger po kthehen në internet tani. Na falni për ndërprerjen sot – e di se sa mbështeteni në shërbimet tona për të qëndruar të lidhur me njerëzit për të cilët kujdeseni.”- shkruan Zuckerberg në Facebook.
Kujtojmë që Facebook, WhatsApp dhe Instagram kanë rënë për thuajse 6 orë në të gjithë botën, teksa është mësuar se ka qenë një gabim në konfigurim.