Ish-kreu i Partisë Demokratike, Lulim Basha ka mbërritur në ambientet e jashtme të Pallatit të Kongreseve. Basha po merr pjesë në homazhet në nder të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Basha shihet teksa pret në radhë për të kryer homazhe. Ai është i shoqëruar me ish-deputeten e PD-së, Orjola Pampurin.
Kryetar i Partisë Republikane, Fatmir Mediu dhe Kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka janë dy opozitarët e parë që shkuan për homazhe. Pas pak minutash në homazhe ka mbërritur edhe deputeti i PD, Arjan Ndoja.



