Është ndaluar në aeroportin e Rinasit pedagogia e Universitetit të Elbasanit, E.G, e cila ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se bashkë me disa kolegë mori para për të kaluar në provime një studente.
Sipas policisë, ajo u ndalua në Rinas, në hyrje të Republikës së Shqipërisë.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare ndaluan me iniciativë shtetasen E.G, 51 vjeçe, banuese në Elbasan, e cila ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit të koduar “Teza”, i zhvilluar një javë më parë. Kjo shtetase u kap në hyrje të RSh-së, në PKK Rinas”, njofton policia.
Gjatë kontrollve raportohet se u gjetën dhe u sekuestruan tezat e provimeve të studentes.