Një shtetas francez është ndaluar në aeroportin e Rinasit, pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy bashkëkombas të tij ka vjedhur produkte në një supermarket në qytetin e Gjirokastrës.
Policia njofton se po punon për kapjen e dy francezëve të tjerë të shpallur në kërkim për të njetën ngjarje.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër ndaluan shtetasin francez, të shpallur në kërkim, Y. S., 26 vjeç, i cili u kap në PKK Rinas, në dalje të Shqipërisë. Në përfundim të veprimeve procedurale, ndaj tij nisi procedimi në gjendje të lirë, pasi dyshohet se në bashkëpunim me dy shtetas francezë të tjerë, të shpallur në kërkim, më datë 03.07.2025, kanë vjedhur produkte në një market në qytetin e Gjirokastrës. Punohet për kapjen e dy francezëve të tjerë të shpallur në kërkim,” thuhet në njoftim.