Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti

Regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti është ndarë nga nga jeta këtë të hënë në moshën 89-vjeçare një nga figurat më të mëdha të kinematografisë shqiptare, regjisori i njohur Dhimitër Anagnosti.

Lajmin e hidhur e ka njoftuar vajza e tij, Juna Anagnosti, përmes një postimi në Facebook ku shkruan:

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetës sonë! Pas një lëngimi të gjatë ju binde ligjit të jetës! Lamtumirë babush!”

Dhimitër Anagnosti lindi më 23 janar 1936 në Vuno të Vlorës dhe që në rininë e hershme iu përkushtua artit, duke studiuar në Institutin e Kinematografisë “VGIK” në Moskë. Filmi i tij i parë, “Njeriu kurrë nuk vdes”, u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike në Holandë më 1961, duke i hapur rrugën një karriere të ndritur.

Ai realizoi një sërë filmash që mbetën të paharruar në kujtesën e publikut shqiptar, si “Debatik”, “Toka jonë”, “Komisari i dritës”, “Dueli i heshtur” dhe shumë të tjerë. Gjatë karrierës së tij 40-vjeçare, Anagnosti ka realizuar mbi 14 filma artistikë dhe 10 dokumentarë, duke qenë jo vetëm regjisor, por edhe autor skenarësh.

Për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në art, u nderua me titullin “Artist i Popullit” dhe u vlerësua me dhjetëra çmime. Në fillim të viteve ’90, ai u angazhua edhe në politikë, duke shërbyer si deputet dhe më pas si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Të Fundit