Ndahet nga gruaja Erion Isai, gjykata finalizon divorcin pas 12 vitesh martesë

Kryebashkiaku i Ersekës, njëkohësisht humoristi Erion Isai i ka dhënë fund zyrtarisht martesës me bashkëshorten e tij.

Ndonëse fjalët qarkullonin prej kohësh se Isai jetonte i vetëm mes Tiranës dhe Ersekës së bashku me thashetheme të tjera, kjo asnjëherë nuk ishte pranuar prej tij.

Por tashmë duket se ndarja e është zyrtarizuar nga Gjykata e Tiranës në prill të këtij viti, ndërsa kërkesa për divorc ishte paraqitur një vit më parë.

Isai dhe Ajlin Petrela ishin martuar në vitin 2011 dhe bashkë kanë edhe dy fëmijë.

Në vendimin e gjykatës, ndër të tjera thuhet se nuk ka më afeksion, jetojnë të ndarë dhe se martesa e tyre ka humbur kuptimin.

Disa vite më parë, Ajlin kishte folur hapur për rolin e saj në marrëdhënie gjatë një interviste në një emision mëngjesi, duke lënë të kuptohet për një disbalancë të gjatë në sakrifica.

“Kam sakrifikuar karrierën time për t’i dhënë hapësirë karrierës së Erionit,” kishte rrëfyer ajo. “Ai ka sakrifikuar vetëm 2 muaj nga 12 vitet tona së bashku.”

Petrela, regjisore me profesion, e kishte cilësuar rritjen e dy vajzave si arritjen më të madhe personale, por kishte lënë të kuptohej se ishte koha të kthehej tek vetja dhe pasioni për artin.

Ndonëse ndarja ka ndodhur larg kamerave, nuk mund të thuhet se ka kaluar pa zë dhe për ata që dyshonin, mesa duket, nuk kishin gabuar.

Të Fundit