Natyralistja Egla Harxhi tha se ka zona të caktuara që mund të shkosh e zhveshur ose gjysmë e zhveshur.
E ftuar në emisionin në Euronews Albania, Harxhi u shpreh se të shkosh e zhveshur në supermarket është një ndjesi fantastike.
Sipas saj nuk mund të bëhesh natyralist në çdo vend.
“Nuk mund të bëhesh natyralist në çdo vend. Ka zona të limituara, jo kudo. Këto zona kanë nga ato supermarketet e veta. Shkojnë të zhveshur ose gjysmë të zhveshur. Ka një lloj natyrshmërie, lirshmërie në të gjithë këtë. Për mua ka qenë një ndjesi fantastike në procesin e punës që t’i bën me veten“- theksoi ajo.