Nallbati pas daljes nga SPAK: Sqarova konfliktin që ma stisti Niko me çerrat e tij

Deputeti i PD-së, Bledion Nallbati pasi ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme ka folur për mediat. Nallbati ku u shpreh se ishte thirrur si person në dijeni. Ai shtoi se sqarova konfliktin që sipas tij është stisur Niko Peleshi me çerrat e tij.

“U thirra për konfliktin e stisur në fushatë nga Niko dhe çerrat e tij për të cënuar imazhin tim dhe procesin zgjedhor. U thirra si person në dijeni”, u shpreh ai.

Nallbati u mor në pyetje nga prokurori Vladimir Mara, i cili ka drejtuar Taskforcën në qarkun Korçë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025. Ai u mor në pyetje lidhur me  sherrin me drejtuesin e një kamioni, ngjarje ku u arrestua vëllai i deputetit e më pas u lirua.

Të Fundit