Shumica e të shtruarve në spitale për shkak të COVID janë mosha të reja dhe të pavaksinuar. Këtu e vuri thekson Najada Çomo.
“Në Infektiv janë 130 pacientë të shtruar, 12% në formë kritike, 54% në formë të rëndë, pjesa tjetër në formë të mesme të rëndë. Janë mosha të reja në spital, të gjithë të pavaksinuar. Për t’u vlerësuar në sensin e popullatës është që moshat e reja sot janë dhe ata që nuk kanë sëmundje kronike.
Gratë shtatzëna, një pjesë e të cilave janë në spitale, kanë ecur mirë si ecuri shëndetësore, por të gjitha të shtruarat kanë bërë lindje të parakohshme për shkak të gravitetit të covid.
Në grup mbizotërojnë personat e pavaksinuar por ka dhe një % të ulët më pak se 3 ose 4 % që jnë të vaksinuar me dozën e parë dhe të dytë”, tha Çomo.