Çmimet e naftës ranë më shumë se 1 dollarë, duke i vazhduar humbjet, nga niveli i ulët i katër muajve, në seancën e mëparshme, pasi investitorët shqetësohen për rritjen e ofertës më vonë gjatë vitit, mes shenjave të dobësimit të kërkesës së SHBA.
Kontratat futures të naftës së papërpunuar Brent, ranë 1,14 cent, ose 1,5%, në 77,22 dollarë për fuçi. Brent, një ditë më parë, u mbyll nën 80 dollarë, për herë të parë, që nga 7 shkurti, pasi ra me më shumë se 3%.
Kontratat futures të naftës së papërpunuar të Teksasit Perëndimor (West Texas Intermediate, WTI), u rritën 1.23 cent, ose 1.7%, në 72.99 dollarë për fuçi. WTI, një ditë më parë, ra me 3.6%, duke u vendosur pranë nivelit më të ulët në katër muaj.
Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatët, e udhëhequr nga Rusia, të njohur si OPEC +, ranë dakord të dielën, të zgjasin pjesën më të madhe të shkurtimeve të prodhimit të naftës, deri në vitin 2025, por lanë hapësirë që shkurtimet vullnetare, nga tetë anëtarë, të zhbëheshin gradualisht duke filluar nga tetori.
“Reagimi i tregut, është dëshpërues për këdo, që prodhon naftë, dhe sjell gëzim të lartë, për konsumatorët,” tha Tamas Varga, nga kompania ndërmjetëse e naftës PVM.
Rritja e ofertës nga OPEC+, mund të hidhet në një treg, ku kërkesa ka treguar tashmë shenja dobësie.
Aktiviteti i prodhimit në SHBA, u ngadalësua për të dytin muaj radhazi në maj, ndërsa shpenzimet e ndërtimit në prill, ranë papritur për një muaj të dytë, si pasojë e rënies së aktivitetit jorezidencial – që të dyja, mund të përkthehen në kërkesë më të dobët për naftë dhe karburant.
Shenjat e dobësimit të kërkesës, kanë ndikuar në çmimet e naftës në muajt e fundit, me të dhënat për konsumin e karburantit në SHBA në fokus. Çmimi mesatar i benzinës, në Shtetet e Bashkuara, ra me 5.8 cent për gallon, në 3.50 dollarë për gallon të hënën, sipas të dhënave të GasBuddy, raporton Reuters.
Por pavarësisht se çmimi i naftës është ulur ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare, shqiptarët janë lënë në mëshirë të fatit pasi askush nuk mbron interesat e qytetarëve. Në vendin situata vazhdon të mbetet e njëjtë pasi askush nuk e ul çmimin e karburanteve kurse qytetarët janë të ‘detyruar’ që ta paguajnë shumë shtrenjt.
Sipas Global Petrol Price, që rendit çmimet e tregtimit të karburanteve me pakicë në gjithë botë, Shqipëria renditej një ndër vendet e para në botë që e shet më shtrenjt naftën për qytetarët e saj.