Sikurse ishte njoftuar, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, po zhvillon në këto momente një takim me demokratët e Fierit. Ndërkohë një grup mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha kanë dalë pranë pallatit të kulturës në Fier, vendi ku po zhvillohet takimi për të protestuar kundër tij.
Protestuesit mbajnë në duar pankarta ku e shpallin “non grata” në Fier, Lulzim Bashën dhe e akuzojnë atë për gjendjen në të cilën ndodhet Partia Demokratike.
Njëri nga protestuesit thotë: Na preu në besë. Të bashkohet PD për të mirën e demokratëve. Demokratët t’i japin dorën njëri-tjetrit.
Sipas A2, policia ka marrë masa shumë të forta për mbarëvajtjen e aktivitetit të Bashës në Fier, nga frika e përplasjes së mundshme mes simpatizantëve, madje në ndihmë kanë shkuar dhe efektivë nga Vlora.