“Na kanë ulur pagat, s’japin orët e natës”, forcat zjarrfikëse protestojnë: Na kanë kërcënuar me…

Forcat zjarrfikëse janë hedhur sot në protestë para Kuvendit, ku kërkojnë rishikim të pagave të tyre. Ata pretendojnë se iu është ulur paga dhe se nuk marrin asnjë lekë për turnin e natës kur janë në gatishmëri.

Ylli Hoxha, kryetar sindikatës së zjarrfikëses në Elbasan, tha për gazetarin e ‘News24’ tha se ai merrte vetëm 490 mijë lekë të vjetra në muaj, ndërsa shtoi se ata janë ndihmë e shpejtë, pasi ndërhyjnë kudo.

“Protestojmë për të drejtat tona, për orët e natës. Nga ministria u krijua një grup pune për ngritje rroge. Kërkojmë të drejtat tona. kërkojmë që të zbatohet ligji. Na takojnë orët e natës, vështirësia, orët shtesë. Na janë hequr orët e natës, nuk i marrim fare. Nuk marrim as pushime festash, apo të paguajmë. Këtë nuk na e paguajmë. 490 mijë leke marrin.”, tha Ylli Hoxha.

Një tjetër protestues tha se punonjësit kanë marrë kërcënime me heqje nga puna, nëse do të ngriheshin në protestë.

Të Fundit