Tre persona janë shoqëruar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se kanë qenë të përfshirë në një rast pengmarrjeje në qytet.
Sipas burimeve policore, të shoqëruarit dyshohet se prej disa ditësh mbanin të izoluar një shtetas në një apartament, me qëllim ushtrimin e presionit për përfitim financiar.
Nga burime të pakonfirmuara thuhet se personi që ishte marrë peng ishte nga Kosova ndërkohë që policia është vënë në lëvizje pasi është telefonuar nga motra e pengut që jeton në Suedi.
Policia e Vlorës bën me dije se 3 të shoqëruarit janë nga fshatrat e Lumit të Vlorës dhe i kërkonin personit 70 mijë euro ndërsa dyshohet se gjatë kësaj kohe dhe e kanë dhunuar.
Ngjarja është ende në fazën hetimore, ndërsa Policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore për secilin prej të shoqëruarve.




