Një skemë mashtrimi që po prek kryesisht pensionistët po përhapet në Kosovë.
Përmes një mesazhi qytetarëve të moshës së tretë u kërkohet të japin qindra euro në këmbim të një shumë më të madhe që supozohet ta përfitojnë më vonë.
Organizata e Pensionistëve të Prishtinës pohon problematikën por nuk kanë dijeni kush mund të fshihet pas skemës.
“Kam marrë disa informata për këtë lloj aksioni ose s’po di si ta quaj, unë po e quaj aksion, që nuk e di kush i ka publikuar këto informata të rrejshme dhe me 3 prill Ministria e Financave e ka postuar një postim dhe e kam lexuar që të mos bien në grackë pensionistët në këto informata të rrejshme. Unë kam has në disa njerëz që kanë ardhur më kanë thënë po i qesin 500 euro, para gjysmë ore më thirri një shoqe imja e cila tha se ka dëgjuar se në Mitrovicë po i japin nga 500 euro Qeveria, ku duhet me apliku, nuk është e vërtetë kjo. Dikush thotë 500, dikush 700, e dikush 200, këto janë krejt rrena”
Kryetarja e Organizatës së Pensionistëve të Prishtinës Mybera Kasumi shprehet se e ka përcjellë problemin tek institucionet
“Kam pas kontakt me një grup parlamentar Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe Mimoza Kusari-Lila dhe kemi biseduar për këtë dhe me kanë thënë se e kanë plotësuar, por pensionistët e moshuar nuk dinë tëhyjnë të lexojnë, këta ndoshta është dashur të dalinme deklaratë edhe në media, tash gazeta nuk po ka që ta lexojnë, me dalë me një deklaratë. Unë vetë e kam lexuar dhe e kam shpërnda që ta lexojnë gratë dhe tëshohin çka ka shkruar Ministria. Me kanë pyet dhe unë e kam stopuar, iu kam thënë mos vraponi me i ndreq këto letra”
Ministria e Financave, ka përsëritur thirrjet për kujdes ndaj informatave të pavërteta që po qarkullojnë, pasi këto njoftime mund të përbëjnë skema mashtruese apo edhe tendencë për keqpërdorimin e të dhënave personale të pensionistëve.