Musk nga Roma: Emigracioni nuk zgjidh rënien e popullsisë, sigurohuni të keni fëmijë

Biznesmeni Elon Musk i ka bërë thirrje popujve të Bashkimit Europian dhe qeverive përkatëse që të lindin sa më shumë famijë, pasi sipas tij, vetëm kështu mund të krijohet një “brez i ri”.

Sipas mediave të huaja, komentet Musk i bëri në Romë, në takimin e mbajtur në Romë me ftesë të kryeministres italiane Georgia Meloni, në ditët e politikës, kulturës, debatit në Atreju 202, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama dhe ai britanik, Rishi Sunak.

“‘Emigracioni’ nuk mund të zgjidhë rënien e ‘demografisë’ të vendeve të industrializuara”, nënvizon Musk i cili përmend rastin e Kinës e cila sipas tij, do të humbasë 40% të popullsisë së saj.

Musk më pas u bëri thirrje italianëve dhe vendeve të tjera të industrializuara që të kenë fëmijë, përndryshe sipas tij, kultura e Italisë, Japonisë dhe Francës do të zhduket.

“Këshilla ime për të gjithë drejtuesit e qeverisë dhe njerëzit është: sigurohuni që të keni fëmijë për të krijuar një brez të ri”, tha më tej Musk.

“Ne rrezikojmë të mos i kemi më këto vende. Italia sigurisht që ka kufij por është bërë nga italianët, nga njerëzit”, nënvizoi ai.

Fjalën e Musk e dëgjuan edhe të pranishmit, kryeministrja Giorgia Meloni, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Vox Santiago Abascal.

 

Të Fundit