“Mundësia” protestë te Kuvendi, Shehaj kërkon të jetë në Këshillin e Mandateve

Partia Mundësia është duke zhvilluar një protestë jashtë kryesisë së Kuvendit ku pritet të nisë mbledhja e Këshillit të Mandateve për të vendosur për imunitetin e zv.kryeministres Belinda Balluku me kërkesë të SPAK.

Nga ana e tij, deputetët e kësaj partie Agron Shehaj dhe Erald Kapri është futur brenda ambienteve të Kuvendit dhe ka kërkuar të jetë i pranishëm në mbledhje.

“Duan të mbajnë fshehur gjithçka dhe të nxjerrin vetëm çfarë duan ata. Ne do të ngulim këmbë sepse është e parashikuar nga rregullorja. Mbyllën edhe derën këtu. Kemi bërë kërkesë bashkë me deputetin Kapri për të marr pjesë. Por këta nuk duan t’ia dinë. Ky është skandal i vërtetë. Kanë marrë urdhër nga Rama që të mos na lejojnë të hymë. Ne i kemi dërguar një shkresë kryetarit të Kuvendit, Peleshi ku i kemi kërkuar që të jemi pjesëmarrës në mbledhje. Deri tani, ende nuk kemi marrë një përgjigje nga ana e tij dhe po mbahemi jashtë”, tha Shehaj në një lidhje live nga faqja e vet në Facebook.

Të Fundit