Çiftet e martuara në Korenë e Veriut mund t’i ndajë tashmë vetëm vdekja…
Kështu ka vendosur diktatori Kim Jong un, i cili me aktin e fundit ka urdhëruar dënime me burg për ata që dëshirojnë të divorcohen. Kështu raporton media britanike Daily Mail.
Vendimit të çuditshëm i ka shtuar edhe ndalimin e konsumit të hotdogëve.
Diktatori thotë se ushqimi është shumë perëndimor dhe shërbimin e tij do ta konsiderojë një akt tradhtie të kombit.
Ata që do të kapen duke e konsumuar apo përgatitur hotdogun, qoftë edhe në shtëpi, do të dërgohen në kampe pune të rënda.
Kim Jong un është rikthyer dhe tek fiksimet e tij të vjetra.
Koreja e Veriut konfirmoi testimin me sukses të raketës balistike me rreze të mesme veprimi të llojit hipersonike.
“Arma do të ndalojë çdo kundërshtar në rajonin e Paqësorit”, thuhet në një njoftim nga zyrtarët e shtetit të izoluar komunist. Raketa e testuar gjatë të hënës, është e para e lëshuar në dy muajt e fundit.
Arma u lëshua në det në të njëjtën kohë kur sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, gjendej në Seul për bisedime me liderë të lartë të Koresë së Jugut.
Raketat hipersonike janë thuajse të pamundura për t’u gjurmuar dhe rrëzuar, pasi janë të afta të udhëtojnë me shpejtësi të madhe deri në 5 herë më shume se shpejtësia e zërit.
Korea e Veriut pretendon se raketa fluturoi 12 herë më shumë se shpejtësia e zëri për 1500 kilometra. Ushtria e Seulit e konsideroi atë një akt të qartë provokimi.