Muaji i Ramazanit/ Meta uron besimtarët myslimanë: Të lutemi që ditë më të mira të vijnë për Shqipërinë

Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për muajin e Ramazanit.

Meta shprehet se duhet që të lutemi, me shpresën që ditë më mira të vijnë për Shqipërinë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Të dashur motra dhe vëllezër të besimit Islam,

Gëzuar Muajin e bekuar të Ramazanit!

I bashkohem urimit për agjërim të lehtë e të pranuar dhe lutjeve të çdo besimtari, që Zoti t’i falë mëshirën e Tij, t’ia shpërblejë sakrificën e shumëfishtë dhe të lehtësojë dhembjen e çdokujt, veçanërisht në këtë periudhë sprovash të mëdha, me të cilat përballen të gjithë shqiptarët.

Me lutjet dhe përkushtimet tona, me shpirt dhe zemër, duke u shërbyer me përulësi, të jemi më pranë të sëmurëve, të pamundurve, të moshuarve dhe çdo shqiptari në nevojë për të rizgjuar shpresën për ditët më të mira, që po afrojnë dhe që patjetër do të vijnë për Shqipërinë!

NGA MOT GËZUAR MUAJIN E MADHËRISHËM TË RAMAZANIT!

Të Fundit