Blendis Tufa denoncon një aksident, të ndodhur para 6 vitesh në Bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë, ku si pasojë humbi këmbën. Sipas dëshmisë së tij, ndërsa po lëvizte me motor për të shkuar në punë, një mjet teknik, tip pirun, i bllokoi rrugën dhe i goditi këmbën, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, që më pas, çuan në humbjen e këmbës.Drejtuesi i mjetit teknik u la i lirë pas 72 orësh. Çështja u hetua fillimisht nga prokurori Avni Kraja, i cili vendosi pushimin e saj, pavarësisht se sipas denoncuesit, aktet tregonin përgjegjësi të drejtuesit të mjetit. Gjykata e ktheu dosjen për plotësim hetimesh, por prokurori e apeloi vendimin.Prej asaj kohe, çështja ka mbetur pezull dhe, sipas informacioneve, ndodhet në Apelin e Tiranës, në pritje të një vendimi, për t’u rikthyer për hetim në Prokurori. Ndërkohë, prej 6 vitesh, familjari i dëmtuar pret drejtësi për aksidentin, që i ndryshoi jetën.



