Mrekullia në kopshtin zoologjik: Breshkat 100-vjeçare bëhen prindër për herë të parë

Një çift breshkash të rrezikuara, gati 100-vjeçare të Galapagos në kopshtin zoologjik të Filadelfias janë bërë prindër për herë të parë.

Në një deklaratë të djeshme, kopshti zoologjik tha se ishte “i gëzuar” me ardhjen të vegjëlve, për herë të pariënë historinë e tij më shumë se 150-vjeçare.

Të vegjlit janë pasardhës të breshkave Mami dhe Abrazo, dy banorët më të vjetër të kopshtit zoologjik.

Për momentin, ato mbahen në Shtëpinë e Zvarranikëve dhe Amfibëve dhe ushqehen siç duhet, njoftoi kopshti zoologjik.

Ata peshojnë midis 70 dhe 80 gram, afërsisht sa pesha e një veze pule.

“Ky është një moment historik i rëndësishëm në historinë e kopshtit zoologjik të Filadelfias dhe ne nuk mund të jemi më të emocionuar për të ndarë këtë lajm me qytetin tonë, rajonin dhe botën”, tha Presidenti dhe CEO Jo-El Mogerman në një deklaratë.

Sipas saj, Mami ka mbërritur në kopshtin zoologjik në vitin 1932, që do të thotë se kushdo që e ka vizituar kopshtin zoologjik në 92 vitet e fundit, me siguri e ka parë.

Të Fundit