Mozaiku i Tiranës është nominuar për çmimin “Ndërtesa e Vitit 2026” nga ArchDaily. Lajmin e jep kryeministri Edi Rama.
Kreu i qeverisë thotë se projekti, i realizuar nga SONarchitects, përfaqëson një ndërthurje mes ruajtjes së trashëgimisë arkeologjike dhe arkitekturës bashkëkohore.
“Ky nominim e pozicionon Tiranën në skenën ndërkombëtare të arkitekturës, si një shembull të dialogut mes historisë dhe së tashmes”, njoftoi Rama.




