“Motra” e Lapaj humbet mandatin, KAS zhbën vendimin e Celibashit

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve i ka hequr mandatin motrës së Adriatik Lapajt, Kleana Xhuveli, duke zhbërë në këtë mënyrë vendimin e kryekomisionerit Celibashi.

Vendimi u mor këtë të mërkurë, në kuadër të shqyrtimit të ankimimit të bërë nga “Shqipëria Bëhet”, ku kërkohej që KAS të njihte djegien e kandidatëve të listës së mbyllur dhe t’i jepte mandatin Adriatik Lapajt, si më i votuari i listës së hapur.

KAS vendosi që mandatin t’ia heqë Xhuvelit dhe t’ia japë të parës në listën e mbyllur të Tiranës, që është Ana Dajko, mamaja e kandidatit të “Shqipëria Bëhet” në Vlorë, Vasil Dajko.

Çështja pritet të shkojë tashmë në Kolegjin Zgjedhor për një vendim përfundimtar.

Të Fundit