Është përkeqësuar moti gjatë kësaj të premte edhe në Gjirin e Vlorës. Deti arrin fuqinë deri në 6 ballë brenda Gjirit të Vlorës dhe 7-8 jashtë.
Për këtë shkak edhe nga era e fortë vijon të mbetet i pezulluar lundrimi në Vlorë.
Ndërkohë, reshjet vijojnë me intensitet mesatar, ndërsa nuk ka pasur probleme në rrugët e qytetit deri në këto momente.
Si pasojë e motit të keq me erëra të forta ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në zonat Orikum – Dukat – Llogara. Që prej mbrëmjes se djeshme grupet e OSHEE janë në terren për rikuperimin e energjisë.