Moti i keq ndryshon traditën në Ersekë, kryqi i bekuar i jepet 13-vjeçarit brenda kishës

Në Ersekë nuk hidhet askush për kryqin, i jepet 13-vjeçarit. Mesha e Ujit të Bekuar, një nga ritet më të rëndësishme të besimit të krishterë ortodoks për shkak të kushteve të pafavorshme meteorologjike, ceremonia nuk u zhvillua në ambiente të hapura, por u mbajt brenda kishës së Shën Gjergjit në Ersekë.

Shërbesa u drejtua nga At Kristaq Tase, i cili bekoi ujin dhe besimtarët e pranishëm. Kryqi i bekuar këtë vit u mor nga 13-vjeçari Marko Dusho

Pas përfundimit të ceremonisë, besimtarët morën ujë të bekuar për ta çuar në shtëpitë e tyre, si simbol i mbarësisë, paqes dhe bekimit për familjet gjatë vitit të ri.

Të Fundit