Disa punonjës të Ujësjellësit të Rrogozhinës kanë denoncuar në “Stop”, se drejtori, Skënder Dedej, u kërkon të plotësojnë disa formularë me gjeneralitetet dhe numrin e kartës së identitetit, duke treguar edhe partinë, për të cilën do të votojnë. “Stop” ka mësuar, se drejtori Dedej nuk e ka shkollën e lartë, që e ka të detyrueshme për vendin e punës.Kur gazetari i emisionit “Stop” e pyet drejtorin për arsimin e lartë, Skënder Dedej thotë, se ka mbaruar Ekonomikun dhe jo inxhinierinë Mekanike, sic është shkruar në vendimin e emeërimit në vitin 2019. “Stop” verifikon në Bashkinë e Rrogozhinës procedurën e emërimit, ku thuhet, se drejtori është emëruar pa konkurs, ndryshe nga sa thotë, vetë zoti Dedej.
Gazetari i “Stop” i kërkon drejtorit Skënder Dedej dosjen e tij, për të parë shkollën e lartë dhe dosjen drejtori nuk e kishte në institucion, por në shtëpi. Gabimisht z. Dedej na sjell diplomën e falsifikuar të fakultetit të Inxhinierisë Mekanike dhe jo atë të Ekonomikut. Për të shmangur këtë gafë, drejtori e merr dhe e fsheh diplomën e tij në sy të gazetarit.Gjatë debatit me gazetarin, drejtori Skënder Dedej pranon, se e ka bërë fakultetin e inxhinierisë në vitet 1992-1996, kur ka qenë 36 vjec.Ai pranon edhe faktin, se diploma është false, por nuk ka një përgjigje për këtë vepër penale.