TIRANË
Në takimin për mbrojtjen e territorit, kreu i qeverisë Edi Rama u shpreh se vijojmë të jemi në një fazë konfuzioni mes institucioneve dhe mungese ndërveprimi konstant të orientuar. Rama u tregua kritik ndaj Policisë së Shtetit sa i takon ndërtimeve pa leje, ndërsa tha se shkon për një cati në fund të botës, ndërsa mungon një polic i zellshëm në zonat turistike.
“Sot jemi këtu për të vënë një theks shumë të fortë te domosdoshmëria e kalimit në një fazë tjetër, për kontroll absolut mbi territorin nga ndërhyrjet dhe aktivitetet e paligjshme, qëllimi kryesor është për të rritur sa më shumë e sa më shpejt vetëdijen e gjithë strukturave të policisë së shtetit, në raport me këtë aspekt kaq të rëndësishëm të qeverisjes dhe detyrimeve.
Vijojmë të jemi në një fazë konfuzioni mes institucioneve dhe mungese ndërveprimi konstant të orientuar e të suksesshëm, gjë që kërkon nga njëra anë një mbështetje të plotë në aspektin ligjor, dhe këtë e këmi tashmë të garantuar, dhe nga ana tjetër kërkon një paketë të re aktesh nënligjore, ku të gjitha përgjegjësitë dhe ndërveprimet të jenë të qarta për të gjithë.
Është shumë e rëndësishme të kuptohet, nga të gjithë aktorët se cdo ndërtim pa leje sot rrit në mënyrë të ndjeshme kosot e përbashëkta nesër dhe nga ana tjetër, kemi ndërtimet me leje që bëhen vatra abuzimi ku mbi lejen e dhënë ndërtohen volume të tjera e krijohen deformime të mëdha, përsëri me kosto për komunitetin Që policia e ka kapacitetin ta kontrollojë në cdo cm territorin këtë e tregon një fakt i thjesht, por edhe sekëlldisës që kur vjen puna për një mur, cati në fund të botës, zona rurale të thella, gjendet polici që shkon atje e i kërkon llogari një fshatari, po kur vjen puna për abuzime flagrante në zona turistike, buzë rrugës, cuditërisht nuk gjendet i njëjti polic i zellshëm. e kuptoni shumë mirë pse-në e këtij kontrasti. Ajo që na intereson sot është të fokusohemi të fakti se policia i ka të gjitha kapacitetet të bëhet mburojë në të gjithë territorin në raport me këtë krim e gjithë larminë e krimeve ndaj mjedisit. Eksperienca e krijuar në këtë periudhë është e madhe, janë në gjendje të japin idetë e tyre e të shtrojnë hapur e qartë problematikat e tyre, për të hartuar sa më shpejt atë paketë aktesh mbi të cilat duhet të funksonojë kjo fazë e re.