“Mos i lini për në darkë gatimet”, masat e OSHEE për Vitin e Ri: Në gatishmëri për çdo situatë

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) është në gatishmëri për natën e ndërrimit të viteve dhe ditët e para të Vitit të Ri.

Drejtues të kësaj kompanie deklarojnë planin e masave për festa, ndërsa u bëjnë thirrje konsumatorëve që gatimet të mos i lënë të gjitha për në darkë, për të mos ngarkuar rrjetin.

“Plani i masave konsiston në dy kollona. Kemi marrë masa për gjendjen teknike të rrjetit. Kemi bërë investime dhe rikonstruksione për të përballuar këtë ditë dhe jo vetëm. I bëjmë thirrje konsumatorëve që të nisin gatimet që në drekë, mos i lënë për në darkë për shkak të rritjes së ngarkesës. Nëse ikën energjia elektrike, skema është e tillë që ne ta riparojmë sa më shpejt defektin”, thonë nga OSHEE.

Të Fundit