Kryeministri Edi Rama, ka prezantuar aplikacionin e ri ‘Komisariati Digjital’, nëpërmjet të cilit do të realizohen denoncimet për krimet mjedisore.
Sipas videos së publikuar nga kryeministri, nëse një qytetar konstaton ndotje të tokës, ujit, parqeve, plazheve apo ndotje akustike mund ta denoncojë problemin, në mënyrë të marrë zgjidhje sa më shpejt.
“Mirë mëngjes dhe me aplikacionin “Komisariati Digjital”, ku është bërë aktive dritarja e re për denoncimin e Krimit Mjedisor, e ku tani mund të denonconi ndotjen e tokës (vendbanimit, rrugëve, parqeve, plazheve), ujit, depozitimet e paligjshme të mbetjeve, ndotjen me inerte dhe ndotjen akustike, ju uroj edhe një ditë të mbarë”, shkruan Rama bashkangjitur videos së publikuar.