“Ndahet nga jeta Lulzim Basha, ky ishte lajmi i rremë i mëngjesit të sotëm i cili shkaktoi jo pak tronditje te njerëzit dhe sipmatizantët e ish-kryedemokratit.
Ishte vetë Lulzim Basha i cili reagoi pas këtij lajmi të rremë, duke thënë se informacione të tilla bëhen nga ata që kanë 34 vite që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
“Ndoshta disa do të trishtohen, por ndryshe nga lajmi i rremë që është përhapur, jam gjallë e mirë dhe nuk kam vdekur në një aksident automobilistik.
Njerëzit që duan që të përhapen këto lajme të rreme, janë po ata që duan të shkatërrojnë Shqipërinë.
Unë dhe ju nuk do t’i lejojmë!”, shkruante Basha në reagimin e tij.
Ndrkohë pas reagimit të Lulzim Bashës, nuk ka munguar as komenti i kryeminsitrit Edi Rama, i cili me noat humori “këshillon” bashën që të mos prishë gjumin për kaq gjë.
Postimi i Ramës:
Mos e prish gjumin për kaq gjë, ty të marrin të keqen❤️