Kreu i Kadastrës Shqiptare, Artan Lame nga zona e Synejt në Kavajë ku shpërndau leje legalizimi, dha garanci për qytetarët se kushdo që e ka pronën me dokumente, e ka të sigrtë.
Mos dëgjoni broçkullat poshtë e përjetë, jo i dogji, jo shkon Lamja natën djeg regjistrat. Prona e qytetarëve është e sigurt. Prokuroria le të vijë e të kontrollojë çfarë është bërë nga kjo ditë e më përpara.
Neve garantojmë që me pronën nuk luhet më. Ama të gjithë ata që kanë vendosur dorë mbi ato arkiva, të gjitha organizmat zyrtare të këtij shteti kanë të drejtën e Zotit të vijnë dhe ti kontrollojnë, e të kërkojnë llogari.
Lame shtoi se furtuna e kontrollin sapo ka filluar për të parë se çfarë është bërë ndër vite me regjistrat e pronave, duke folur për një kalvar të gjatë.