Policia Kufitare dhe ajo e Kukësit kanë goditur një rast mosdeklarimi të parave në kufi, ku janë sekuestruar 39.000 euro dhe një pajisje për prodhimin e kriptomonedhave.
Mësohet se në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në Morinë -së, është kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetit me drejtues shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 39.000 euro, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar, si dhe një pajisje që dyshohet se përdoret për prodhimin e kriptomonedhave.
Ndërsa në përfundim të veprimeve të para të kryera nga policia është proceduar penalisht drejtuesi i mjetit, shtetasi B. B., për veprën penale “Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi”.
Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.