Përgjatë viteve kemi transmetuar disa herë raste mashtrimi nga ana e avokates Klodiana Kola. Qytetari Bexhet Vrapi kishte denoncuar, se kunati i tij, që jeton në Amerikë, 10 vite më parë ishte mashtruar nga avokatja Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë, duke i premtuar fitimin e një prone në gjyq, gjë që nuk nodhi kurrë. Klotilda Kola ka mashtruar edhe disa familje të tjera në Lushnjë. Për të denoncoi, Vera Kaloti, e cila i dha avokates2 milionë lekë, ndërsa kjo e fundit, pasi mori paratë, u zhduk.Habil Sula tha, se i dha Kolës7,500 euro, e po kështu Tajar dhe Pranvera Sula i dhanë 2,000 euro secili,për punë të ndryshme, por pasi mori paratë, avokatja ndërpreu komunikimin.Edhe bashkëshorti i saj, Maksim Kola, u denoncua në 2019-ën për mashtrim, duke premtuar vizë irlandeze kundrejt 10 milionë lekëve.Tashmë, Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar rastin në gjykim për veprat penale: “Mashtrimi i kryer më shumë se një herë”dhe “Fshehja e të ardhurave”. Hetimi tregon, se Klotilda Kola ka përfituar shuma monetare, duke premtuar zgjidhjen e çështjeve ligjore, administrative dhe gjyqësore, pa ofruar shërbimet e premtuara.




