“Mori çunin në qafë” shoferi i kamionit parakalon gabim, i merr jetën 37-vjeçarit e le të vdesi

Në dhjetor të vitit 2025, në periferi të Belshit ndodhi një aksident i rëndë rrugor mes një kamioni dhe një motorri. Si pasojë e përplasjes, humbi jetën një 36-vjeçar, i cili po drejtonte motorrin.Sipas familjarëve të viktimës, kamioni ka kryer një parakalim të gabuar, duke dalë në korsinë e motorrit dhe duke e përplasur atë përballë. Emisioni “Stop” ka siguruar pamje nga vendngjarja, video dhe fotografi, të cilat tregojnë, se përplasja ka ndodhur në korsinë e motorit. Kjo përforcon pretendimet e familjarëve, se shkaku i aksidentit ishte parakalimi i gabuar i kamionit.Familjarët e të ndjerit denoncojnë faktin, se ndaj drejtuesit të kamionit, Fatos Peci, është dhënë masa arrest shtëpie, pavarësisht pasojës fatale të aksidentit.Gazetari i “Stop” ka takuar edhe vetë Fatos Pecin. Gjatë intervistës, ai jep versione të paqarta dhe kontradiktore, por në thelb pranon, se ka kryer një parakalim të gabuar, që çoi në aksidentin fatal.Por absurditeti i këtij rasti nuk lidhet vetëm me masën e lehtë të sigurisë. Fatos Peci ka shkelur edhe arrestin e shtëpisë. Ai rezulton të jetë pronar i një karburanti dhe i një biznesi tjetër, ku është parë duke dalë dhe duke ushtruar aktivitetin normal, duke takuar klientë dhe jo vetëm familjarët, siç e parashikon ligji.

Të Fundit