Mori 60 mijë lekë ryshfet për të mos bllokuar një automjet, GJKKO dënon policin e Durrësit

Gjykata e Posaçme dënoi me 3 vjet burg efektivin e policisë së Durrësit Gentjan Hoxhalli, i cili i mori 60 mijë lekë ryshfet një qytetari që të mos i bllokonte makinën.

Hoxhalli akuzohet për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

GJKKO vendosi 3 vjet burg për policin, dënim që ulet në dy vjet për shkak të zbritjes së periudhës së qëndrimit në paraburgim.

Në përfundim GJKKO vendosi pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim për të pandehurin Gentjan Hoxhalli dhe vënia në provë për një afat prej 4 vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mbajë kontakte të rregullta me Shërbimin e Provës dhe të mos kryejë vepër tjetër penale.

Gjithashtu, heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike, për një periudhë prej 5 vitesh.

Të Fundit