Jemi në qytetin e Gjirokastrës, ku në qershor 2019 ndodhi një aksident, me pasojë dëmtimin e një të moshuare, e cila sot nuk sheh nga syri i majtë.Autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri, u largua nga vendi i ngjarjes dhe u mundua të manipulonte provat. Fillimisht ai deklaroi, që ishte me tjetër automjet, por nga përgjimet e prokurorisë, rezultoi, se ai e kishte bërë aksidentin me automjetin tip Volsvagen kadi me portobagazh me targa të Gjirokastrës 9377A.Autori i aksidentit, Thanas Papadhimitri zgjodhi si avokat mbrojtës Shpëtim Mecin dhe ky i fundit i premtoi, se me një ryshfet prej 3000 eurosh do ta mbyllte këtë cështje. Sipas Mecit, 1500 euro ishin për prokurorin Julian Cafka dhe 1500 të tjera për gjyqtarin. Po pazari me gjyqtarin nuk funksionoi, pasi autori mbeti në burg për shkak të provave.Rezultojnë 5 audio regjistrime telefonatash mes të fejuarës së Papadhimitrit, Ana Kotro, dhe dhe avokatit Shpëtim Muci, ku ky i fundit pranon të ketë marrë 3 mijë eurot, për të mbyllur cështjen në favor të autorit të aksidentit.Në këtë moment nisin kontraditat midis avokatit dhe autorit, i cili po i kërkonte llogari, se pse mbeti në qeli, megjithëse kishte paguar.Meci deklaron, se do të kthejë vetëm gjysmën e shumës, pasi prokurori e bëri punën e vet.Ky akt korruptiv po hetohet në Prokurorinë e Gjirokastrës institucion, që drejtohet nga Julian Cafka. Por ky është një tjetër absurditet, pasi ai që duhet të hetojë, rezulton i përfshirë në korrupsion.
- +355 67 220 8888
- [email protected]