Morën lekë nga studentët për t’i kaluar në provime, arrestohen pedagogët në Universitetin e Elbasanit

Një operacion policor është zhvilluar sot në universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku dyshohet se janë proceduar penalisht disa pedagogë.

Rasti është ndjekur fillimisht nga një emision investigativ “Stop”, dhe më pas në ketë çështje ka hyrë policia dhe prokuroria e Elbasanit, duke nxjerrë masa ndalimi për 7 profesorë dhe një sekser.

Me urdhër të prokurorit Xheljan Seferi, është marrë masa detyrim paraqitje ndaj 7 pedagogëve. Prokuroria ka lëshuar urdhra ndalimi dhe për një sekser, ndërsa pedagogët janë pezulluar nga detyra.

Emrat e pedagogëve dhe lëndët përkatëse:

Ornela Bilali – Lënda: Arti dhe krijimtaria në fëmijërinë e hershme.
Zyhra Gripshi – Lënda: Puna me familjen dhe komunitetin.
Adrian Shingjergji – Lënda: Edukimi motorrik dhe lojërat lëvizore.
Beatriçe Gani – Lënda: Të mësuarit nëpërmjet lojës.
Edlira Gugu – Lënda: Letërsi për fëmijë.
Florinda Tarusha – Lënda: Filozofi e edukimit.
Monika Hodaj – Lënda: Edukim gjinor në fëmijërinë e hershme.

Po ashtu, është arrestuar edhe Gazmend Hodaj, person që ka një lokal tek universiteti dhe që ka bërë rolin e sekserit mes studentëve dhe pedagogëve.

Të Fundit