Në kuadër të aksionit për lirimin e hapësirave publike, është prekur edhe qytetarja Ana Demko, pronare e një lokali në zonën e ish-parkut të autobusave, e pajisur me certifikatë pronësie. Ajo tregon, se në vitin 2024 u përball me një masë administrative nga IMT, për vendosjen e çadrave dhe elementëve mbrojtës, por e fitoi çështjen në gjykatë me vendim të formës së prerë.Megjithatë, në vitin 2025, IMT ndërhyri sërish, duke prishur çadrat dhe rrethimet e lokalit. Demko shprehet, se ndërhyrja u bë me rreth 30 punonjës dhe forca policie, ndonëse ajo disponon dokumentacion të rregullt, dhe se ka pësuar dëm ekonomik, pasi qiramarrësi është larguar.Sipas IMT-së, ndërhyrja e fundit lidhet me lirimin e hapësirave publike dhe është procedurë e ndryshme. Ndërsa avokati i saj, Arben Llangozi, e konsideron veprimin shkelje të një vendimi gjyqësor të formës së prerë në favor të klientes së tij.



