Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet sot në SPAK, zbulohet arsyeja

Deputetja Monika Kryemadhi nuk do të paraqitet ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës “detyrim paraqitje”.

Mësohet se ajo ka marrë leje nga SPAK, pasi ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, arsye të vizitës të cilat ende nuk dihen.

Kujtojmë se masa ndaj Kryemadhit është caktuar pas bashkimit të dosjeve nga SPAK për çështjen CEZ-DIA, lobimin në SHBA të ish-LSI-së, si dhe hetimin pasuror ndaj tyre.

Ndaj saj janë ngritur akuzat për veprat penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2(dy) raste dhe në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i cdo personi që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Ditën e sotme nuk do të paraqitet në SPAK as Sali Berisha, pasi ai ndodhet në Gjermani, ku do të marrë pjesë në kongresin elektoral të CDU-së.

Të Fundit